Ylli i Kansas City Chiefs, Travis Kelce, dhe e fejuara e tij, këngëtarja e njohur Taylor Swift, pritet të martohen më shpejt sesa mund ta kishin menduar adhuruesit e tyre.
Sipas një burimi të ESPN, platformës mediatike të sportit, çifti planifikojnë të organizojnë dasmën përpara fillimit të kampit përgatitor të Kansas City Chiefs për sezonin e ri. Datat zyrtare për kampin e vitit 2026 nuk janë bërë ende publike, por vitin e kaluar kampi nisi më 22 korrik.
Kelce ka treguar se një nga arsyet që e shtyu të vazhdojë karrierën në Ligën Kombëtare të Futbollit (NFL) është pikërisht mbështetja e të fejuarës së tij, Taylor Swift.
Në një intervistë për emisionin “The Pat McAfee Show”, futbollisti u shpreh se përkushtimi dhe pasioni i Swift për muzikën e kanë motivuar edhe atë të mos heqë dorë nga futbolli amerikan.
“Ne ndajmë të njëjtën dashuri për atë që bëjmë dhe për fat të mirë e kemi pasur këtë dëshirë që kur ishim fëmijë në profesionet tona selektive. Është e mahnitshme ta shohësh atë të vazhdojë të punojë, të vazhdojë të gjejë gjëra të reja për të shkruar, të vazhdojë të gjejë melodi të reja dhe, për më tepër, ta shohësh ende të ketë atë dashuri dhe gëzim në atë që bën”, tha Kelce për yllin e Pop-it.
Rikujtojmë se Travis Kelce dhe Taylor Swift u fejuan në gusht të vitit 2025, pas rreth dy vitesh lidhjeje. Ai shprehu hapur simpatinë ndaj Swift në podcastin e tij “New Heights”, të cilin e drejton me vëllain e tij, Jason Kelce.
Pas kësaj deklarate, çifti u vu në kontakt dhe nisën të takoheshin. Lidhja e tyre u bë publike në shtator 2023, kur Taylor Swift u shfaq në stadiumin “Arrowhead” për të ndjekur ndeshjen e Kansas City Chiefs kundër Chicago Bears, ku Kelce ishte një nga lojtarët kryesorë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
