Këngëtarja e njohur Taylor Swift është përballur me një padi ligjore lidhur me titullin e albumit të saj më të fundit, “The Life of a Showgirl”, duke u akuzuar për shkelje të markës tregtare.

Sipas raportimit të The Hollywood Reporter, autorja dhe prezantuesja televizive Maren Wade, me bazë në Las Vegas, ka ngritur një padi në një gjykatë federale në Kaliforni. Ajo pretendon se artistja ka injoruar qëllimisht markën e saj të regjistruar.

Wade zotëron markën tregtare “Confessions of a Showgirl”, të cilën, sipas saj, e përdor prej vitesh për faqen e saj të internetit, podcast-in dhe performancat live.

Në padi, ajo akuzon Swift për shkelje të markës tregtare, konkurrencë të pandershme dhe përdorim mashtrues të titullit. Ajo kërkon nga gjykata ndalimin e përdorimit të titullit të albumit, si dhe kompensim financiar për dëmet e pretenduara.

Padia përfshin gjithashtu edhe kompaninë UMG Recordings, me argumentin se titulli është përdorur gjerësisht në produkte, materiale promovuese dhe publikime tregtare që synojnë të njëjtin audiencë që Wade pretendon se ka ndërtuar ndër vite.

“Një artiste e pavarur që ka shpenzuar 12 vite për të ndërtuar markën e saj nuk duhet ta shohë atë të zbehet për shkak të një figure më të fuqishme”, është shprehur avokati i saj.

Deri në këto momente, Taylor Swift nuk ka bërë ende një reagim publik lidhur me këtë çështje.

/tvklan.al