Rritja ekonomike ka shënuar ecuri pozitive 3 mujorin e parë  të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të parë. Sipas Institutit të Statistikave 3.4% ka rezultuar rritja e prodhimit të brendshëm bruto  për këtë 3 mujor  nga 2% që ka qenë 3 mujorin  e parë  të vitit 2010.

Ledion Shahini: “Gjatë këtij 3 mujori ekonomia  u rrit me 3.4% krahasuar me 3 mujorin e parë të  vitit 2010 dhe me 1.2 % krahasuar me muajin e katërt të vitit 2010.”

Sipas të dhënave sektorët që kanë shënuar  rritje më të lartë gjatë kësaj periudhe kanë qënë transporti me 13.3%, industria me 12.4%, ndërtimi me  4.8% dhe tregtia me 4.4%. Nga ana tjetër degët që u paraqitën   me rënie në këtë 3 mujor  krahasuar me të njëjtin 3 mujor  të një viti të mëparshëm  ishin postkomunikacioni  me 5.1% dhe shërbime të tjera me 0.6%.

Rritje në këtë 3 mujor kanë pësuar  dhe bujqësia me 2.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./tvklan.al

/tvklan.al