Nesër bëhen gjashtë vjet që kur janë arrestuar ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi për gati 6 vjet qëndruan në paraburgim në Hagë duke u ballafaquar me akuza për krime lufte.

Teksa në shtator të këtij viti ata u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte, ndërsa u shpallën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.

Në shenjë solidarizimi OVL e UÇK-së paralajmëroi një aktivitet para zyrës së Bashkimit Evrpian.

Syla, ka shprehur sërish zhgënjimin e tij pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Kosova tashmë ka krijuar një grup punues për hartimin e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish krerëve të UÇK-së në Gjykatën e Apelit në Hagë.

/tvklan.al