Në studion e emisionit “Kampionët” të ftuarit kanë pasur mendime të ndryshme për sa i përket rreshtimit të lojtarëve që mund të bëjë Silvinjo ndaj kroatëve.

Peço: Nuk besoj se do të kemi ndryshime të mëdha. Por trajneri e di më mirë se si duhet të rreshtohet ekipi. Ndaj Italisë duhej të kishte ndryshime pak më herët. Ne kmi lojtarë të talentuar ne ekip që duhet të luajnë.

Bushi:  Broja ose Manaj nuk besoj se bëjnë diferencë për momentin. Unë do të pëlqeja Mucin, duhet lojtarë që nuk e humbin topin dhe që janë me vetë-bësim.  Nuk fiton kurrë nëse një mbrojtës në futbollin e sotëm nuk arrin të krijojë superioritet.  Hysaj është më mirë taktikisht, kurse Balliu preson më lart, nga ana ofensive Por varet se çfarë mendon trajneri. Une mendoj se duhet luajtur për t’i kapur lart, mos të presim. Kam besim tek Silvinjo. Për të bërë surprizë mund të tentojmë t’í kapur lart kroatët.

Kapllani: Nuk besoj se do të luajë me dy sulmues, kam të njëjtin mendim si Peço. Ne mund të bëjmë më mirë me bllokun e mesëm, tek mesi i fushës. Pra fitimi I topave në mesfushë për të “furnizuar” më mirë sulmuesit. Kemi pragmatizëm Nuk mendoj se trajneri do të ulë në stol Hysajn.