Java e 34 e Superiores la të hapur ende garën për kupat e Europës dhe ekipet që do të zbresin një kategori më poshtë.
Partizani fitoi 1 – 0 me Egnatian dhe me të njëjtin rezultat Elbasani mundi Bylisin. Diferenca mes tyre qëndron 1 pikë, duke lënë të hapur se cili ekip do të luajë për titullin kampion.
Vllaznia siguroi vendin në katërshen finaliste pas fitores 3 – 0 me Dinamon. Dodaj, Qato dhe Balaj ishin shënuesit në takimin e zhvilluar të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi”.
Përballja e mbijetesës e zhvilluar në Korçë mes Skënderbeut dhe Tiranës u mbyll me rezultatin 1 – 1, duke lënë të hapur garën për gjysmën e dytë të tabeles së klasifikimit.
Fitore 1 – 0 për Teutën në sfidën direkte me Laçin. Skuadra kurbinase është ajo që rrezikon më shumë rënien, pasi renditet e fundit me 33 pikë.
Gjithsesi, matematikisht mbetet çdo gjë e hapur për 2 javët e mbetura të Superiores.
Tv Klan