Ekipet e shpëtimit në luftë me kohën për të nxjerrë të mbijeturit
Përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë në Japoni pasi 55 persona humbën jetën nga nje tërmet i fuqishëm që goditi vendin në ditën e Vitit të Ri.
Shtëpitë u shembën, ndërtesat morën flakë dhe rrugët u dëmtuan shumë, duke penguar punën e shërbimeve të shpëtimit.
Kryeministri japonez, Fumio Kishida, tha se shërbimet e urgjencës ishin në një “garë me kohën” për të shpëtuar të mbijetuarit.
Ushtria japoneze ka shpërndarë furnizime, përfshirë ushqime, ujë dhe batanije për ata që u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre. Qeveria raporton se 57,360 qytetarë janë evakuuar.
Pasgoditjet vazhduan gjatë të hënës dhe të martës. Sekretari i kabinetit qeverisës të Japonisë paralajmëroi qytetarët që të “jenë vigjilent” për tërmete të tjera “me një intensitet deri në magnitudë 7” në javën e ardhshme.
Japonia ndodhet në bashkimin e katër pllakave kryesore tektonike. Është një nga zonat sizmikisht më aktive në Tokë; vendi përbën rreth 20% të tërmeteve globale me magnitudë 6.0 ose më shumë, ose nje ngjarje sizmike çdo pesë minuta.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
