18 shtator 2026- Policia spanjolle ka nisur transferimin e mijëra emigrantëve në një kamp të ri me tenda në portin e Ceutës, pasi një pjesë e tyre kishin kaluar javë duke qëndruar në plazhe dhe në ambiente të improvizuara.

Operacioni i zhvendosjes u shoqërua me tensione dhe përleshje mes emigrantëve dhe policisë. Gjatë ndërhyrjes u raportua edhe për të shtëna në ajër. Kampi i ri ka një kapacitet prej rreth 1,700 personash.

Sipas autoriteteve, më shumë se 3,000 emigrantë u transferuan gjatë operacionit.

Qëllimi i autoriteteve është që emigrantët të vendosen në ambiente të kontrolluara, ku mund të identifikohen dhe t’u përcaktohet statusi i tyre administrativ.

Situata ka nxitur debate të forta politike në Spanjë. Kryeministri Pedro Sanchez është përballur me kritika për mënyrën e menaxhimit të krizës, si dhe për pretendimet se qeveria ishte paralajmëruar më herët për një fluks të madh emigrantësh.

Sanchez i ka mohuar këto pretendime, duke deklaruar se nuk kishte dijeni paraprake për hyrjen masive të emigrantëve.

Sipas autoriteteve lokale, gjatë përpjekjeve të mijëra njerëzve për të kaluar drejt Ceutës, të paktën 100 persona humbën jetën.

/tvklan.al