Özcan Deniz u pikas nga paparacët në aeroportin e Stambollit pas kthimit nga një koncert në Antalia. Ai tha se në sezonin e ri do të sjellë një projekt me Inteligjencë Artificiale, duke shtuar: “Xhirimet po vijojnë, s’mundem shumë ta ndjek nga afër.”

Aktori, i njohur për publikun shqiptar nga seriali “Një pjesë e imja” në Tv Klan, tha se 2025 ishte vit shumë produktiv për të, por jo në të gjitha aspektet. “Ky vit shkoi mirë sa i përket punës e karrierës, ishte një vit produktiv për mua. Megjithatë, veç kësaj, ishte i vështirë.”

Ai nuk iu përgjigj pyetjeve për trajtimin e nënës së tij nga kanceri duke thënë: “Nuk dua të hyj në këto tema.”

I pyetur për kritikat kundrejt familjes së tij për shkak të programit të gatimit të së shoqes, Samar Dadgar, Deniz tha se i duken normale.

“Ajo ka bërë një punë shumë të suksesshme, po gatuan për 40 persona. Ata janë njerëz që duan të njollosin reputacionin e saj dhe ta dëmtojnë. Nuk është e lehtë për t’u përtypur, askush nuk priti që Samar ta shprehte veten aq bukur dhe të bënte një punë aq të mirë. Jam krenar për të.”

Özcan ka kaluar një periudhë të trazuar në jetën familjare pasi i dha fund bashkëpunimit në biznes me vëllain e madh, Ercan. Pas disa problemeve me transferimin e pronave, akuzave për kërcënime dhe borxheve bankare, vëllezërit vendosën t’i rrinë larg njëri-tjetrit dhe të shmangin komunikimin.

Në këtë proces u përfshinë edhe nëna e tyre, Kadriye Deniz dhe anëtarët e tjerë të familjes. Gjatë kësaj periudhe, u mësua se nëna e aktorit i ishte nënshtruar terapisë së kancerit.