Trajneri i Real Madrid është në telashe të mëdha. Ndaj teknikut italian ka nisur një hetim, ku akuzohet për evazion fiskal dhe më 2 Prill do të flasë para gjykatës. Prokuroria ka kërkuar dënim me burg për 4 vite e 9 muaj.
Çështja ka të bëjë me fshehjen e një shumë prej 1 milion Eurosh nga organet tatimorë në Spanjë, në vitin 2014, kur Ancelotti drejtoi për herë të parë Realin.
Prokuroria pretendon se tekniku italian nuk ka deklaruar të ardhurat për vitin 2014, gjë që ka sjellë shmangien e pagesës së taksave të nevojshme.
Në lidhje me këtë, së fundmi foli vetë Ancelotti, i cili ishte i qetë në përgjigjen e tij.
“Ajo që do të ndodhë javën e ardhshme është apelimi i Prokurorisë Publike. Unë tashmë e kam pasur një gjyq dhe e kam fituar. Tani kam apelin. Unë i besoj plotësisht ligjit dhe drejtësisë. Unë nuk jam i shqetësuar. Do të shkoj me shumë entuziazëm për të dëshmuar të Mërkurën”, deklaroi Ancelotti.