Presidenti amerikan Donald Trump ndërhyri sërish me vendosmëri për të frenuar përshkallëzimin e konfliktit pas shkëmbimit të zjarrit mes Teheranit dhe Tel Avivit.

Sipas Neë York Times, Trump i kërkoi në telefon kryeministrit Benjamin Netanyahu të ndalë çdo kundërpërgjigje të mëtejshme. Përmes një videomesazhi, Netanjahu njoftoi më pas pezullimin e sulmeve, por sipas tij, jo të betejës me Iranin, që nuk do të lejohet të ketë armë bërthamore.

“Në 24 orët e fundit, Irani dhe Hezbollahu janë përpjekur të na imponojnë një ekuacion. Menduan se po të na qëllonin nga territori libanez dhe iranian, ne nuk do të vepronim. Kjo nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë”.

Më herët, edhe Irani njoftoi se vala e parë e sulmeve përfundoi, por kërcënoi me rinisje, nëse ushtria izraelite vijon goditjet në Liban. Më herët, shefi i Shtëpisë së Bardhë bëri thirrje për uljen e armëve.

“Negociatat përfundimtare për paqen po vazhdojnë me kusht që injoranca ose marrëzia të mos i pengojnë”.

Gjatë natës, sulmet e ndërsjellta shënjestruan uzina petrokimike në Iran dhe në Izrael, ku u përfshinë edhe huthët e Jemenit, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima në njerëz. Përplasjet nisën si hakmarrje e Iranit për bombardimet izraelite ndaj Hezbollahut në periferi të Bejrutit. Ndonëse, kryeqyteti i Libanit nuk ishte më shenjetër, sulmet izraelite nuk u ndalën në jug të këtij vendi.

Tv Klan

/tvklan.al