Trajneri Erik Ten Hag rrezikon shkarkimin nga drejtimi i Bayer Leverkusen, ndonëse u emërua në stol vetëm pak javë më parë.

Paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës në drejtimin e holandezit, nuk kanë qenë bindëse dhe kjo ka sjellë pakënaqësi te drejtuesit.

Humbja në ndeshjen e javës së parë ndaj Hoffenhaim dhe barazimi në ndeshjen e javës së dytë ndaj Werder Bremen, ka irrituar drejtuesit dhe tifozët e Leverkusen.

Sipas asaj që raportohet nga Gjermania, e ardhmja e Ten Hag është në dyshim. Holandezi rrezikon shkarkimin për mungesë rezultatesh.

Vendimi do të merret pas një analize që do të bëhet mes palëve pas mbylljes së merkatos. /tvklan.al