Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është përplasur me votuesit në një qendër votimi në Vorë.
Në pamjet e siguruara nga Klan News duket Flamur Noka i shoqëruar nga demokratja Albana Vokshi të cilët shprehen me tone të ashpra. Noka dëgjohet duke iu drejtuar qytetarit me shprehje të tilla si ‘do të të zvarris’. Ndërkohë në video dëgjohet gjithashtu që qytetari i kërkon Nokës që të pranojë humbjen.
Ndërkohë në këtë qendër votimi pritet të mbërrijë personalisht edhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi për të parë nga afër situatën dhe për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
Kujtojmë se këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë dhe në garë janë 2.046 kandidatë, për 140 vende në parlament.
Informohuni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes së votimit çdo orë, dhe krahasimeve me zgjedhjet e mëparshme parlamentare./tvklan.al