Arratia e A.B, 31 vjeç, i cili të premten e mëngjesit tentoi të largohej nga Burgu i Shënkollit në Lezhë, zgjati shumë pak. Rreth 500 metra larg rrethimit të burgut, ai u kap sërish nga gardianët dhe u rikthye në qeli.

Sipas burimeve, 31-vjeçari nga Berati vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndaj të cilit është caktuar masa mjekësore “mjekim i detyruar në institucion mjekësor”, me vendim gjykate.

Prej disa muajsh, ai po vuante dënimin për “dhunë në familje”, raporton për Klan News, gazetari Martin Marku.

Drejtoria e Burgjeve, në një sqarim për mediat, bëri me dije se 31-vjeçari tentoi arratisjen gjatë një aktiviteti ndihmës për sistemimin e mbeturinave në regjimin e jashtëm të institucionit, nën mbikëqyrjen e punonjësve të sigurisë.

Ai kaloi telin e perimetrit të jashtëm dhe tentoi të largohej nga territori i institucionit.

/tvklan.al