Sizmologët japin të dhënat e para për fuqinë e tij nga rikuperimi i 15 sekondave të para

Një muaj pas tërmetit  të 26 nëntorit, sizmologët kanë nxjerrë të dhënat e para. Zyrtarisht ata thonë se tërmeti ka zgjatur rreth 1 minutë, për shkak të fikjes së aparaturës lëkundjet janë regjistruar vetëm 15 sekonda.

“Stacioni akselometrik, sistemi që ne kemi në Durrës ka regjistruar 15 sekondat e para të vibrimit të fortë, pastaj është ndërprerë energjia elektrike për 40 sekonda dhe ka filluar përsëri regjistrimin në vazhdimësi dhe të gjitha pasgoditjet e atij tërmeti janë të regjistruara dhe i gjithë informacioni”.

Por sa ishte fuqia e tërmetit shkatërrues nga 15 sekondat e para të regjistruara?

“Aplituda maksimale në terma të nxitimit ato 15 sekonda është  0.2 g dhe është relativisht e fuqishme, dhe me një  kohëzgjatje relativisht të gjatë të vibrimit të truallit”.

Tërmeti prej 9 ballë që goditi vendin tonë, shkaktoi  51 viktima dhe qindra të plagosur.

Sizmologët janë ende duke e analizuar atë që ndodhi në 26 nëntor, por pengesë është bërë mungesa e funksionimit të disa aparaturave në stacione. Tërmeti prej 9 ballë që goditi vendin shkaktoi  51 viktima, rreth 900 të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Tv Klan