Përplasjet për ndarjen e re administrativo-territoriale nisën jashtë dyerve të Kuvendit, ku qytetarë të Memaliajt zbritën edhe në Tiranë për të kundërshtuar shkrirjen e bashkisë së tyre me atë të Tepelenës.

I njëjti tension ashtu si jashtë kryesisë së Kuvendit shoqëroi edhe mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku diskutohej projektligji i maxhorancës që e çon në 46 numrin e bashkive nga 61 që ka aktualisht.

Opozita e cilësoi antikushtetuese procedurën e ndjekur nga maxhoranca dhe kërkoi që të pritej përgjigjia për konsultimin e draftit të saj me 100 bashki.

Mungesa e konsultimit me Bashkinë e Tiranës ishte një tjetër shqetësim i ngritur nga opozita pas letrës që kryebashkiaku Erjon Veliaj i dërgoi të enjten Kuvendit.

E teksa debatet mes palëve çuan deri në ndërprejen e mbledhjes së komisionit, jashtë situata percipitoi deri në përplasje fizike e verbale, ku protagonist ishte socialisti Erjon Braçe.

/tvklan.al