Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetat “Die Welt”, si Politico, e pasqyruar edhe nga rrjeti “Global Reporters Network” të Axel Springer ka ironizuar demokratët amerikanë për protestat e vazhdueshme të “Revolucionit të Flamingove” në Tiranë kundër projektit për ndërtimin e një resorti luksoz në Shqipëri të mbështetur nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.
“U thashë miqve të mi demokratë në Amerikë: Nëse nuk mund ta mposhtni Trumpin në Amerikë, mos vini në Shqipëri për t’u hakmarrë. Kjo nuk është e drejtë”, tha Rama.
Duke iu referuar sloganeve të protestuesve, si “Shqipëria nuk është në shitje”, kryeministri tha se kundërshtimi ndaj investimeve të huaja nuk duhet të paraqitet si shitje e vendit.
“Nëse do të sillnit kapital të huaj në Gjermani, a do të thoshit se Gjermania po shitet?. Unë përfaqësoj interesat e vendit tim dhe do të vazhdoj ta bëj këtë”, tha Rama.
Mediat në fjalë shkruajnë se Rama tha se planet përfshijnë dy projekte: Një në ishullin e Sazanit në pronësi publike, një ish-bazë ushtarake sovjetike, me vetëm 8% për t’u zhvilluar, dhe një tjetër në një gadishull në pronësi private.
Artikulli përmend edhe faktin se gjatë takimit që pati me presidenten e komisionit evropian Ursula Von der Leyen në Tiranë, Rama siguroi se qeveria e tij do të “vërë në qendër të vëmendjes procesin duke siguruar transparencë të plotë në lidhje me të gjitha dokumentet që lidhen me këtë projekt të diskutuar gjerësisht”.
/tvklan.al












Botërori 2026 