21 shtator 2026- Konferenca e Kryetarëve, e cila u mblodh këtë të hënë, nuk ka arritur të gjejë dakordësi mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike sa i përket miratimin të projektkalendarit për periudhën e ardhshme 28 shtator-06 nëntor.
Gazetarja e Klan News, Greta Bullari, raporton se pjesë e këtij kalendari ishte përfshirë edhe projektligji i propozuar nga socialistët për reduktimin e numrit të bashkive, në kuadër të reformës territoriale.
Socialistët kanë propozuar shkrirjen e 15 bashkive duke e çuar numrin e tyre në 46, nga 61 që janë aktualisht.
Gazetarja shtoi se Partia Demokratike ka kërkuar që të ketë më shumë kohë dhe të zhvillohen më shumë konsultime me grupet e interesit për të arritur deri në finale, sa i përket hartës së re territoriale.
Për këtë arsye, Konferenca e Kryetarëve i kaloi seancës plenare projektkalendarin, ndërsa socialistët kanë paralajmëruar se miratimi i këtij drafti do të bëhet në seancën plenare të 8 tetorit
/tvklan.al












Botërori 2026 