Testet e sigurisë “ngelin” sërish koncesionarin e Rinasit


Testet e sigurisë “ngelin” sërish koncesionarin e Rinasit

16:14 05/01/2020

Negociatat për uljen e tarifave vazhdojnë prej 1 viti

Qeveria dhe Autoriteti i Aviacionit Civil i kanë bërë disa teste koncesionarit të aeroportit të Rinasit, por sistemi i sigurisë në një nga zonat që është pjesë e sigurisë kombëtare nuk është implementuar 100%.

Një raport monitorimi i kontratave koncesionare, i hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë  më 24 dhjetor 2019-ë, hedh dritë mbi mënyrën e zbatimit të kontratës që ka me shtetin shqiptar kompania kineze e regjistruar në Singapor Real Fortress Limited.

Nëse në të gjithë indikatorët e tjerë, kontrata është zbatuar 100%, implementimi i sistemit të sigurisë rezulton të jetë përmbushur vetëm 60%.

Për riskun e operimit dhe performancës, ka rezultuar mosimplementim i plotë i sistemit të menaxhimit të sigurisë nga TIA i operimit të aeroportit. Zbatimi i standardeve të sigurisë së aviacionit është konsideruar me risk të mesëm. Aviacioni Civil ka kërkuar nga koncesionari, marrjen e veprimeve korrigjuese dhe është në monitorim të vazhdueshëm të adresimit të gjetjeve lidhur me sigurinë në aviacion”.

Autoritetet janë duke vazhduar negociatat me kompaninë, edhe sa i përket disbalancës ekonomike. Kompania BDO e kontraktuar si eksperte e pavarur për të parë realizimin e të ardhurave të koncesionarit konstatoi një vit më parë se kompania ka realizuar 120 milion euro më shumë, se skenari bazë i parashikuar në kontratë, duke sugjeruar rikthimin në balancë mes uljes së tarifave ose realizimit të investimeve në aeroport.

Një vit nga nisja e këtyre negociatave, raporti konstaton se ende nuk ëshët finalizuar gjë, ndërsa diskutimet janë duke u përqëndruar në mundësinë e rritjes së cilësisë së shërbimit për ata që udhëtojnë. 

Tv Klan

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi