Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vijon edhe sot, 14 shtator, seanca për paraqitjen e deklaratave përfundimtare në çështjen penale ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit. Të gjithë ata akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Në kuadër të deklaratave përfundimtare, Prokuroria e Specializuar ka kërkuar gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin, nga tre vjet për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun, ndërsa për Hajredin Kuçin ka kërkuar nëntë muaj burgim. Kërkesat e Prokurorisë janë kundërshtuar nga ekipet mbrojtëse të të akuzuarve.
Gjatë paraqitjes së qëndrimit të Mbrojtjes, avokatja e Thaçit, Sophie Menegon, deklaroi se nuk ka ekzistuar ndonjë grup që ka synuar të pengojë drejtësinë. Sipas saj, provat e paraqitura nga Prokuroria për të mbështetur akuzat janë të pabazuara.
/tvklan.al












Botërori 2026 
