Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është drejtuar me një mesazh falënderimi mbështetësve të tij.

Në një reagim në rrjetet sociale, të publikuar nga ekipi i ish-presidentit, Thaçi shprehet besimplotë se do të dalë i pastër në fund të këtij rrugëtimi.

“Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dal me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!”, shkruan Thaçi.

Për gati 6 vjet, ish-presidenti Hashim Thaçi qëndroi në paraburgim në Hagë. Në shtator të këtij viti ai u dënua me 25 vite burg me akuza për krime lufte, ndërsa u shpall i pafajshëm për krime kundër njerëzimit.

Klan News

/tvklan.al