E njohur për klimën e saj mesdhetare, Shqipëria nuk do të jetë e imunizuar nga ndryshimet klimaterike. Në një  studim të bërë nga ‘The Guardian’ për të gjithë qytetet e botës bazuar në të dhënat e “Climate impact”, thuhet se në Tiranë në vitet që do të vijnë nuk do të mund të jetohet pa ajër të kondicionuar në verë dhe pa ngrohje në dimër.

Kur klikon mbi hartën e Shqipërisë, shkruhet se në verë banorët e Tiranës do të ishin më të lumtur të kishin ajër të kondicionuar. Në dimër ata do të kenë nevojë për ngrohje gjithashtu. Në muajin më të nxehtë mesatarja ditore është 25.6 gradë Celsius dhe nivelet mesatare 32.7 gradë Celsius ditët në muajin më të ftohtë zakonisht kapin vlerat e 7.2 gradëve, por mund të arrijnë në mesatare prej 2.2 gradë. Vera këtë vit në Shqipëri është karakterizuar nga reshjet e shumta të shiut, ndërsa Gushti i cili ka qenë më i nxehti ka regjistruar dhe temperatura afrikane që kapën vlerën e 40 gradëve në disa zona.

‘The Guardian, në studimin e saj shkruan se lajmi i mirë është se nëse doni të jetoni pa kondicioner keni mundësi në çdo kontinent të gjeni një qytet të tillë. Por ka dhe një lajm të keq që kjo mund të mos jetë kështu përgjithmonë pasi do të jetë një sfidë e fortë ekonomike përballja me ngrohjen globale.

Sipas të dhënave të të përditshmes britanike, në vitet që do të pasojnë, shumë njerëz do të bëhen të varur nga ajri i kondicionuar sidomos në vende ku aktualisht konsiderohet një luks.

Tv Klan