Gazetarja Megi Beshello, foli në emisionin “L’America”, për Botërorin e këtij viti. Si tifoze e Francës, ajo u ndal te paraqitjet e “gjelave” deri tani.

Sipas saj, Francës nuk i lejohet të gabojë, për shkak të emrave që ka në organikë.

“Një Botëror shumë emocionues. Një futboll i luajtur bukur dhe na sjell shumë emocione. Unë jam e lumtur, duke qenë se jam tifoze e Francës. Është një nga pretendentet. Kanë pasur një start të mirë. Kushtet janë të paparashikueshme.

Kylian Mbappe vazhdon të tregojë veten e tij. Francës nuk i lejohet të gabojë, duke pasur emrat ndër më të mirët në organikë, siç treguan edhe te goli i parë. Francës nuk i lejohet të gabojë me emrat që kanë në organikë”, deklaroi Megi Beshello.

/tvklan.al