Krahas shqiptarëve, të shumtë janë edhe ata të cilët zgjedhin Shqipërinë për të festuar 28-29 nëntorin. Sipas turoperatorëve shtetasit nga Kosova dhe emigrantët i shfrytëzojnë këto festa për të festuar në Shqipëri.
“Bashkëkombasit tanë kosovarë, Shqipërinë e kanë si destinacion kryesor sidomos Tiranën. Edhe emigrantët e kanë shfrytëzuar pasi bie edhe fundjavë edhe kalojnë edhe festat dhe vizitojnë edhe familjarët”, tha turoperatorja Fiorida Zani.
Krahas Tiranës, Vlora mbetet një nga qytetet më të preferuar për këto festa, por interes ka edhe për qytetet e tjerë historike e kulturore.
“Patjetër edhe Vlora ka një rëndësi të veçantë pasi është ngritur flamuri, edhe qytetet e mëdha, por kryesisht vijnë për Tiranën. Korça është një destinacion shumë i preferuar nga turistë për të kaluar festa. Kruja pastaj është një destinacion që çdo turist që vjen në Tiranë, patjetër do e vizitoj edhe Krujën edhe Durrësin”, tha Zani.
Katër ditët e pushimit për mjaft shqiptarë janë një arsye për të udhëtuar jashtë vendit, dhe në këtë periudhë Zvicra, Vjena por Europa në terësi mbetet mjaft e pëlqyer.
/tvklan.al












Botërori 2026 