Festat e nëntorit pritet të sjellin një gjallëri të veçantë në qytetin e Durrësit.

Hotelet po përjetojnë një fluks të lartë turistësh, ndërsa rezervimet për këto ditë festive kanë arritur në 100 për qind të kapaciteteve.

Durrësi pritet të jetë një nga destinacionet e preferuara për festat e Nëntorit, duke sjellë më shumë lëvizje në strukturat akomoduese, të cilat kanë përgatitur programe të posaçme me muzikë tradicionale dhe argëtim.

Rreth 80 për qind e rezervimeve janë kryer nga vizitorë kosovarë, ndërsa pjesa tjetër vjen nga vendas dhe turistë të huaj.

Krahas strukturave akomoduese, edhe qyteti ka marrë pamje festive.

Flamujt kuq e zi dhe simbolet kombëtare kanë veshur rrugët dhe hapësirat publike.

Klan News

/tvklan.al