Tirana do të kërkojë rikthimin te fitorja në kampionat në ndeshjen përballë Bylisit, diçka që mungon që nga 3 tetori në derbin përballë Partizanit.
Trajneri Nuhiu ka besim se kualifikimi në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë do të sjellë moral në kampin bardheblu.
Kryeqytetasit e kanë fatin në dorën e tyre, pasi 3 duelet e radhës në Superiore janë përballë skuadrave që luftojnë për mbijetesë dhe, në rast të rezultateve pozitive, mund të fitojnë terren në klasifikim.
Kampionati shqiptar do të luajë ndeshjet e para të vitit kalendarik 2026 këtë mesjavë. Sipari i javës së 19-të ngrihet të mërkurën me Bylis-Tirana në orën 13:30, ndërsa në orën 17:00 do të luhen paralelisht Elbasani-Flamurtari dhe supersfida Vllaznia-Egnatia. Të enjten do të luhen dy sfidat e tjera, Partizani-Vora dhe Teuta-Dinamo.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
