Teksa kryeqytetet e Europës kanë nisur prej ditësh të veshin petkun e festiv të fundvitit me dritat shumëngjyrës, Tirana paraqitet ende me një pamje të zymtë.
Sheshet kryesore dhe akset më të rëndësishme të kryeqytetit nuk të japin asnjë ndjesi të afrimit të festave të fundvitit.
E njëjta tablo shfaqet edhe në akset e tjera kryesore të Tiranës. Bulevardet dhe rrugët e frekuentuara nuk kanë ende asnjë element dekorativ festiv nga bashkia.
Mungesa e dritave dhe ngjyrave reflektohet edhe te qytetarët, ku entuziazmi festiv duket se ende nuk ka mbërritur. Ajo që bie në sy këtë fundnëntori është se kryeqytetit nuk i mungon vetëm dekori i fundvitit, por edhe atmosfera e festave kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit.
Të vetmit që po përpiqen të thyejnë këtë monotoni janë disa biznese private. Tek-tuk në vitrinat e dyqaneve, bareve apo lokaleve në rrugët kryesore, kanë nisur të shfaqen dritat e para vezulluese dhe zbukurimet e Vitit të Ri, në një përpjekje për të sjellë sadopak ngrohtësi dhe për të tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.
Deri atëherë, Tirana do të vijojë të mbetet ne pritje te atmosferës së festave mes dritave të zakonshme të trafikut dhe nismave individuale të bizneseve që nuk kanë dashur të presin bashkinë të vendos dekorin festiv.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 