Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në Tiranë.

Enkelejda Hallunaj, bashkëshortja 37-vjeçare e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj mësohet se ka rënë nga kati i 8-të i pallatit ku banonte, në kryqëzimin mes rrugës “Nikolla Tupe” dhe “Vaso Pasha”, në zonën e ish-Bllokut.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende. 37-vjeçarja ishte nënë e një vajze 11-vjeçare dhe me profesion mjeke stomatologe.

Ndërkohë Policia e Tiranës, në një informacion paraprak sqaron: 

Më datë 02.08.2018, rreth orës 13:16, në rrugën “Vaso Pasha”, dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i pallatit, shtetasja E. H., rreth 37 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.”

Gjyqtari Dritan Hallunaj

Enkelejda Hallunaj ishte bashkëshortja e gjyqtarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, Dritan Hallunaj i cili një ditë më parë kaloi me sukses procesin e vetting-ut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerësoi se Hallunaj nuk kishte probleme me deklarimin e pasurisë, nuk kishte kontakte të papërshtashme dhe se ishte i përshtatshëm për vijimin e punës si gjyqtar./tvklan.al