Sezoni i ri, ka nisur me dëmtime të shumta te Real Madrid. Pas Edouardo Camavinga dhe Jude Bellingham, listës së lëndimeve, i është shtuar edhe Dani Ceballos.

Ky i fundit pësoi një ndrydhje në këmbë, në ndeshjen e fundit ndaj Real Betis, ku madrilenët triumfuan 2-0.

Pas testeve mjekësore, është zbuluar se lojtari ka ndrydhje të shkallës së tretë dhe do të jetë jashtë fushave të blerta për gjashtë javë.

Kështu, Ceballos do të mungojë të paktën deri në fund të muajit tetor. 28-vjeçari spanjoll ishte vlerësuar shumë nga trajneri Ancelotti në këtë fillim sezoni, pasi vendosi të mos largohet në merkato.

Kujtojmë se Ceballos, u zëvendësua në minutën e 65-të të ndeshjes ndaj Real Betis, pasi ndjeu dhimbje. /tvklan.al