Milani triumfoi 3-1 ndaj Bolognas, me një tjetër përmbysje këtë sezon. Kuqezinjtë iu falën dopietës se Gimenez dhe golit të Pulisic, për të marrë 3 pikët e radhës.

Supergoli i Orsolinit që zhbllokoi takimin në minutën e 49-të, kishte vetëm vlerë statistikore në fund.

Paraqitje bindëse nga Milani, kryesisht në pjesën e dytë, e cila vjen vetëm pak ditë para finales në Kupën e Italisë.

Milani dhe Bologna do të përballen sërish mes tyre, këtë herë për trofeun e Kupës. Ndeshja ka rëndësi të veçantë dhe do të kërkohet me çdo kusht triumfi.

/tvklan.al