Salla e Universitetit të Arteve u mbush mbrëmjen e së enjtes me notat e Tonin Guraziut, një emër që i është kushtuar pak vëmendje në artin shqiptar.
Drama e jetës së pianistit të parë profesionist shqiptar i diplomuar jashtë vendit erdhi nën një podkast skenik me titull “Njeriu që jetoi dy herë”.
Tonin Guraziu lindi në Shkodër dhe u diplomua me vlerësim maksimal në Akademinë Mbretërore të Bolonjës në vitin 1931. Ai zgjodhi të kthehej në Shqipëri për të hedhur themelet e jetës koncertore.
Në mars të vitit 1936, së bashku me sopranon Maria Kraja, mbajti në Shkodër një nga koncertet e para të muzikës klasike në vend.
Themeloi katedrën e pianos duke bashkëpunuar ngushtë me artiste si Tefta Tashko-Koço dhe Lola Gjoka.
Vendosja e regjimit komunist do të sillte dramën e familjes së tij. Vëllai do t’i arrestohej dhe pushkatohej ndërsa vetë Tonini u arrestua, u persekutua dhe u dënua me mbi 30 vjet heshtje e harresë.
“Kontributet e tij i fshinë. Sot e kësaj dite nuk ka arkiva për atë që ka bërë Tonin Guraziu. Nuk ekziston asgjë”, tha moderatoja dhe autorja e podcastit, Balina Bodinaku.
Pas rrëzimit të regjimit ai arriti që vetëm një vit para ndarjes nga jeta të rikthehej në skenë në një koncert të veçantë që shënoi jetën e dytë të tij.
/tvklan.al












Botërori 2026 