Pazari i vjetër i Korçës u kthye këtë fundjavë në qendër të traditës dhe kulturës ballkanase.

E gjithë zona u shndërrua në një skenë të hapur artistike, ku grupe të ndryshme sollën më të mirën e folklorit.

Pjesë u bënë grupe nga Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. Ata sollën këngët dhe vallet popullore, ndërsa nuk munguan ngjyrat dhe ritmet ballkanase, duke krijuar një atmosferë të veçantë festive.

Edhe pjesëmarrësit nga rajoni vlerësuan atmosferën dhe mikpritjen në Korçë.

“Ne vijmë nga Mali i Zi. Do të kërcejmë dy valle nga Mali i Zi. Kemi veshjet tona origjinale dhe kjo është hera jonë e parë në qytetin tuaj. Jemi shumë të kënaqur që jemi këtu.”

“Kjo është hera jonë e parë, por çdo gjë është e bukur. Qyteti juaj është i vogël, por shumë, shumë i këndshëm. Do të shohim sot se si do të shkojnë gjërat.”

“Unë vij nga Mali i Zi dhe ne do të performojmë koreografinë tonë. Quhet ‘Cërna Gora’ dhe ‘Cërnogorka’, pra janë dy koreografi. Është argëtuese, shpresoj që t’ju pëlqejë duke e parë.”

“Kam parë vetëm shqiptarët. Vërtet më lanë pa fjalë. Ata kërcejnë aq mirë, janë gjithmonë duke buzëqeshur dhe plot gëzim. E dashuroj këtë atmosferë! Janë gjithmonë të lumtur dhe më pëlqen çdo gjë rreth kërcimit të tyre.”

“Ne vijmë nga Maqedonia dhe do të performojmë një valle popullore të quajtur ‘Maleshevka’. Është shumë bukur. I kemi parë, janë shumë të mrekullueshëm. Vallet e tyre janë të bukura dhe ndjesia është shumë e mirë.”

“Unë mendoj se ato janë të bukura, vallëzimi i tyre është i bukur, veshjet e tyre… Ne gjithashtu vijmë nga Maqedonia. Grupi ynë quhet ‘Shkupi’, që është kryeqyteti i Maqedonisë, dhe ne vijmë nga Shkupi. Po, unë nuk e dija atë valle, por e mësova me lehtësi.”

“Përshëndetje! Ne jemi nga Selaniku. Do të kërcejmë valle folklorike: Zeibekiko, Zorba, Syrtaki. Jemi shumë të lumtura që jemi këtu, me një gëzim të madh. Urime organizatorëve dhe shpresojmë të vijmë përsëri. Po bashkojmë kulturat tona nga Ballkani dhe kjo është shumë e bukur për ne, jemi shumë të lumtura për këtë. Kemi qenë këtu edhe vitin e kaluar dhe erdhëm përsëri këtë vit. Është shumë mirë, ju falënderojmë shumë!”

Ky është edicioni i tetë i festivalit “Shpirti i Ballkanit”, i cili pasuron edhe më shumë ofertën turistike të Korçës.

Në përfundim të festivalit pati vlerësime për grupet më të mira.

Klan News

/tvklan.al