Një tjetër tragjedi është raportuar të ketë ndodhur sot, 21 qershor, në një plazh të Durrësit ku një 11-vjeçar është mbytur teksa po lahej në det.
Rrethanat janë ende të paqarta, nëse në plazh ka pasur ose jo vrojtues ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Kjo ngjarje e rëndë vjen dy ditë pas tragjedisë së ndodhur në plazhin Tale të Lezhës, ku dy të mitura, përkatësisht të moshave 9 dhe 11 vjeç, u mbytën në det.
Ndërkohë dy javë më parë të mërkurën e 3 qershorit, në plazhin e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin humbën jetën dy të rinj nga Kosova. Viktimat ishin Leonit Aliu dhe Jetmir Binaku, përkatësisht të moshës 21 dhe 22 vjeç.
Të rinjtë së bashku me tre bashkëmoshatarë të tjerë u futën në det për t’u larë, por një rrymë e fortë detare i mori përpara.
“Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë kohës që po lahej në det, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 11-vjeçar, banues në Tiranë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes”, njofton policia.
/tvklan.al












Botërori 2026 
