Deri tani nga tragjedia e Butrintit, policia e shtetit ka gjetur 2 persona që rezultojnë nga Fieri, ndërsa kërkimet për të zhdukurin nga Lushnja Ndriçim Myftarin, vazhdojnë ende. Dyshohet se dy të mbyturit janë shtetasit Festim Hoxha dhe Amarildo Kuka.

Klodian Branko: “Ne vendin e ngjarjes, nga kërkimet intensive të polumbarëve të repartit Renea, janë nxjerrë dy kufoma të mbytura të pa identifikuara akoma, nisur nga vështirësitë e hasura për të patur numrin e saktë të të mbyturve, sqarojmë se personat e shoqëruar janë grumbulluar nga organizatorët e këtij kalimi të pa ligjshëm të kufirit, nga zona të ndryshme të vendit të të cilët nuk kanë njohje me njëri-tjetrin. Veprimet hetimore për këtë çështje, vazhdojnë intensivisht kërkimet në vendin e ngjarjes në mënyrë të pa ndërprerë, hidhen dyshime se mund të jenë mbytur edhe shtetasi Ndriçim Myftari, i cili është në kërkim policor dhe deri në këtë moment me gjithë kërkimet e kryera në ujë dhe në terren nuk është bërë e mundur gjetja e tij”.

Nga ana tjetër policia e shtetit ka bërë të ditur emrat e organizatorëve të trafikut.

Klodian Branko: “Deri në këto moment janë shoqëruar dhe pyetur në komisariatin e policisë 27 persona, nga deklarimet e tyre rezulton se organizatorët, rekrutuesit, transportuesit dhe strehuesit e këtyre shtetasve që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme janë shtetasit: Dashamir Mane, Brahim Madhi, Hyqmet Sollaku, Albert Gega, Bashkim Sena, Ahmet Bushi”.

Kërkimet janë ndalur me rënien e natës, por do fillojnë në ngushticën e Vivarit./tvklan.al