Për këtë tragjedi të ndodhur në plazhin e Tales ka reaguar edhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale u shpreh ngushëllime familjeve për humbjen e dy të miturave.
“Si drejtues i pushtetit lokal, shpreh shqetësimin për mungesën e kujdesit dhe vigjilencës në plazhet e pamenaxhuara, të cilat nuk administrohen as nga subjektet private dhe as nga Bashkia. Në hapësira të tilla, kujdesi prindëror ndaj fëmijëve, si dhe vëmendja e familjarëve dhe shoqërisë ndaj personave që nuk dinë not, duhet të jetë maksimal në çdo moment”, shprehet Ndreu.
Sipas tij, siguria në plazh është një përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon ndërgjegjësim, kujdes dhe bashkëpunim nga të gjithë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
