Kerjota jashtë, Maran: I kam parë cilësitë e tij, Mitaj dhe Pilo…
“Kerjota ka karakteristika që mund ta bëjnë të dobishëm për skuadrën. Mund ta kishte mundësinë edhe Kerjota. Më vjen keq që nuk kam pasur mundësi ta aktivizoj. Ka qenë gjë e mirë që ka qenë në stërvitje. I kemi parë cilësitë e tij. Nuk mund të themi se është një rast i djegur. Mund të ketë hapësira në vazhdim.
Pilo dhe Mitaj? Është një zgjedhje që e kishim menduar edhe më herët. Janë lojtarë që ndihmojnë për të mbuluar mbrapa dhe nisen. E dinim që do kishin ndryshime në role. E aplikuam dhe mendoj se ishte i suksesshëm. Ndaj Finlandës besoj se kemi bërë mirë me 10 lojtarë. Pësuam dy gola nga goditjet e dënimit dhe kjo është për shkak se dy lojtarët na ndihmuan pas.
Është fusha ajo që të jep zgjedhje në këto raste. Ne duam të kemi identitetin tonë. Ndonjëherë kundërshtarët krijojnë hapësira për të luajtur ndeshjen tënde.
Vendi i parë? Mundësitë varen nga ndeshja. Mendoj se janë episodet ndonjëherë që të diktojnë si vendosemi në fushë. Pas ndeshjes, kam komplimentuar lojtarët për atë që kanë treguar. Duhet të kemi gjithnjë këtë lloj qasje.”
Sherri dhe Berisha jashtë, Maran zbulon portierin që do të luajë
“Kur dëgjoj fjalën e thjeshtë, më vjen të rrëqethem. Nuk ka ndeshje të thjeshta në futboll. Në ndeshjen ndaj San Marinos e ulëm ritmin. Luajtëm mirë në fillim, por ishte një lloj llogarie.
Mendoj se kemi bërë progres të mirë nga ndeshja e parë. Pasi siguruam rezultatin ndaj San Marinos, bëmë ndryshime për të menaxhuar lodhjen. Kjo na shërbeu për ndeshjen ndaj Finlandës. Qëllimi im është që skuadra të tregojë atë që punojmë në stërvitje. Nuk është gjithmonë e lehtë për tu gjetur kimia në grup, por besoj se ia kemi dalë. Dëshirën për përmirësim e kam parë të lojtarët.
Në fakt të gjithë lojtarët mund të gabojnë. Te portierët është me decizive, sepse ndikon te rezultati. Më vjen keq që nuk kam Etrit Berishën. Po ashtu edhe Alen Sherrin që doli me probleme pas ndeshjes ndaj Finlandës. Mund të konfirmoj se në portë do të luajë Dajsinani.”
Manaj: San Marino, kundërshtar i lehtë. Të luajmë fort nga fillimi
“Ndeshjen me San Marinon varet si e marrim. Është një kundërshtar i lehtë, por varet si do futemi në fushë. Pas ndeshjes në Finlandë, është ndeshje e lehtë. Ne do futemi që na fillimi për ta mbyllur ndeshjen dhe për të marrë fitoren.
Për ne kryesore është të shënojmë. Nuk ka rëndësi nëse vjen nga goditjet standarde apo me aksion. Rëndësi ka të shënojmë dhe të fitojmë. Të gjithë lojtarët e ndjekin trajnerin. Tani çdo kohë që kalon është më mirë për ne. Shpresoj të jemi në maksimum për ndeshjet kualifikuese të Europianit.
Besoj se sa më shumë gola të bëjmë, do jemi më të lumtur. Duhet të futemi në fushë fort dhe të mendojmë nga fillimi për të zhbllokuar. E kemi parë me Andorrën, ekip më i dobët se ne, por shënuam vonë. Shpresojmë të shënojmë më shumë se ekipet e tjera.
Me të gjithë lojtarët loja shkon mirë. Grupi është shumë i mirë dhe është përmirësuar. Çdo lojtar që zgjedh trajneri, mendon për ekipin para gjërave personale.
Dëshira do ishte e madhe ta thyej rekordin e golave këtë ndeshje. Megjithatë, rëndësi ka që ekipi të fitojë. Vitin e fundit kam bërë 5 gola. Në të kaluarën nuk kam qenë stabël, edhe për shkak dëmtimesh. Gjërat po shkojnë mirë tani.”
Konferenca live
Dueli me San Marinon/ Manaj kërkon goleadë, Maran zbulon portierin që do të luajë













Botërori 2026 