Travis Kelce festoi 37-vjetorin e tij me një darkë romantike krah bashkëshortes së tij, Taylor Swift, në New York.

Çifti u fotografua të hënën, më 5 tetor, teksa mbërriti në një restorant italian në lagjen Soho. Kelce dhe Swift u shfaqën të kapur për dore, duke tërhequr vëmendjen e fotografëve.

Për mbrëmjen, 36-vjeçarja Taylor Swift zgjodhi një fustan të zi midi me detaje dantelle, të kombinuar me sandale me taka dhe një xhaketë të zezë lëkure.

Ndërsa Travis Kelce u shfaq me një veshje tërësisht të zezë, me një xhaketë, pantallona dhe këpucë lëkure.

Çifti zgjodhi kështu një mbrëmje të qetë dhe romantike për të festuar ditëlindjen e yllit të NFL-së.