Nga zgjedhjet presidenciale të 5 Nëntorit në Shtetet e Bashkuara mbeten më pak se 3 javë. E teksa sondazhet e agjenci tradicionale parashikojnë një garë të ngushtë me epërsi 2% kandidates demokrate Kamala Herris një tjetër mënyrë parashikimi po merr gjithnjë e më tepër vëmendje.
Bëhet fjalë për ato që mediat i qujanë “tregjet e parashikimeve”, analizat e të cilave në këtë moment e nxjerrin Donald Trampin, fitues me një epërsi tepër të lartë. “Polimarket”, një platformë e tillë parashikon fitoren e kandidatit republikan me 59.7% të votave, një epërsi prej 20%.Fitore me 56% të votave i jep Trampit, platforma tjetër Kalshi, me një diferencë prej 12%.
Këto platforma funksionojnë si një lloj basti me parimin e kriptomonedhave. Përdoruesit hapin një llogari online dhe investojnë para duke klikuar “Po” ose “Jo” tek kandidatët. Sa më shumë njerëz investojnë tek njëra nga 4 përgjigjet, aq më shumë rritet vlera e nevojshme për të investuar e po ashtu edhe fitimi për ta. Analistët e konsiderojnë këtë formë parashikimi si më të saktë se sondazhet.
Tv Klan