Sporti i bashkoi këtë fundjavë dhjetëra të apasionuar në brigjet e liqenit të Shkodrës. Shiroka priti edicionin e 14-të të Triatlonit “Labeat”, ku garuesit sfiduan njëri-tjetrin në not, çiklizëm dhe vrapim.
Masivizimi i sportit dhe promovimi i një jetese aktive mbeten qëllimet kryesore të këtij aktiviteti, i cili organizohet në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.
Për banorët e zonës dhe të apasionuarit pas sportit, aktivitete të tilla janë të rëndësishme, pasi gjallërojnë Shirokën dhe promovojnë potencialin turistik e sportiv të liqenit të Shkodrës.
Me pjesëmarrje gjithnjë në rritje, Triatloni “Labeat” po kthehet në një traditë të rëndësishme sportive, duke promovuar Shkodrën si një destinacion ideal për zhvillimin e aktiviteteve sportive në natyrë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
