Dënimet e shpallura në emër të popullit të Kosovës në Gjykatën Speciale të Hagës për katër ish krerët e UÇK-së sollën trishtim e lot tek qytetarët në sheshin kryesor të Prishtinës, që ishin mbledhur për të pritur të lirë komandantët e luftës.
Vendimin e dhënë në Hagë e cilësuan njëzëri si të padrejtë, ndërsa mbajtën edhe 1 minutë heshtje.
Të revoltuar në shenjë proteste qytetarët nisën marshimin me thirrje për UÇK dhe kundër vendimeve që u dhanë nga Gjykata Speciale.
Protestuesit u mblodhën përpara selisë së EULEX-it në Prishtinë. Përpara godinës u vendosën në kordon forca të shumta të Policisë së Kosovës.
Ky qytetar nuk mban dot lotët teksa shpreh pakënaqësinë për dënimin me 81 vite burgim në total për ish krerët e luftës.
Me dhimbje e trishtim u prit vendimi edhe në shtëpinë e ish-presidentit Hashim Thaçit në Skënderaj.
“Ishte një vendim monstruoz. Kjo gjykatë ka përdorur prova të prokurorisë serbe. Sot u dënua ushtria çlirimtare e Kosovës. Sot është një ditë zie për të gjithë popullin shqiptar”, tha gazetari Hysni Demaku.
Tensione pati edhe në Hagë në ambientet e jashtme Dhomave të Specializuara të Kosovës pas shpalljes së aktgjykimit.
Mbështetësit e ish krerëve të UÇK-së u përplasën me forcat e policisë, të cilët ndërhynë për t’i larguar.
/tvklan.al












Botërori 2026 