Rreth orës 01:50 minuta të kësaj të mërkure në një ambient parkimi, në afërsi të zonës së “Mileniumit”, në qytetin e Lezhës, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.
Sipas Policisë lënda plasëse i është vendosur një automjeti tip “Benz” në pronësi të një shtetasi me inciale A.N, por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.
/tvklan.al












Botërori 2026 
