Trofeu i Kupës së Botës konsiderohet simboli më i rëndësishëm i futbollit botëror dhe një nga më prestigjiozët në sport. Kupa që përdoret sot dhe do t’i dorëzohet më 19 korrik fituesit të turneut që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, u krijua nga skulptori italian Silvio Gazzaniga në vitet ’70.
I lartë rreth 36 centimetra, peshon pak më shumë se 6 kilogramë, ku rreth 5 prej tyre janë ar 18 karatësh, dhe jepet prej vitit 1974. Në fundin e tij janë të gdhendur emrat e kampionëve ndër vite. Ky trofe zëvendësoi të mëparshmin, të quajtur “Jules Rimet”, të cilin e mori Brazili në vitin 1970.
Sot skuadra fituese e Kupës së Botës nuk e mban përgjithmonë trofeun origjinal, por merr një kopje të veshur me ar pas ceremonisë zyrtare. Origjinali ruhet në FIFA. Kupa e Botës, para çdo turneu, ekspozohet për tifozët. Ngritja e këtij trofeu konsiderohet si pika kulmore e karrierës së një futbollisti. Kupa e Botës 2026, që do të nisë më 11 qershor dhe do të zgjasë deri më 19 korrik, është një ekskluzivitet i TV Klan.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
