Donald Trump dhe Kamala Harris shtrënguan sërish duart pas debatit televiziv presidencial. Kësaj radhe ishin të pranishëm të gjithë, përfshirë edhe Presidenti Biden, në memorialin e 11 Shtatorit në Nju Jork, për të respektuar viktimat e sulmit terrorist të para 23 viteve.

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, duket se lehtësoi shtrëngimin e duarve mes dy rivalëve që kandidojnë për Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Biden dhe ish-Presidenti Trump shtrënguan gjithashtu duart.

Në përkujtimoren për 11 Shtatorin, Kamala Harris qëndronte krah Joe Biden. Më pas reshtoheshin Bloomberg dhe Donald Trump, e në krah të këtij të fundit kandidati për zëvendësin e tij, Jay Vance.

Prania e Biden, Trump dhe Harris në një njëjtin ambient është e rrallë dhe nga të paktat raste.

/tvklan.al