Nga pallati i Versajës, atje ku në 1919-ën u firmos fundi i Luftës së Parë Botërore, Donald Trump nënshkroi në distancë memorandumin e mirëkuptimit me Iranin.

“Kjo nuk ishte e lehtë” komentoi presidenti amerikan teksa Trump hodhi nënshkrimin e tij mbi fletën që ia solli sekretari i shtetit Marko Rubio.

Përgëzime mori edhe nga homologu francez, i ndodhur në të njejtën tryezë ku e kishte ftuar për darkë, pas mbylljes së samitit të G7-ës.

Televizioni shtetëror iranian publikoi edhe fotot e presidentit iranian Masud Pezeshkian, i cili po ashtu e nënshkroi nga vendi i tij.

Në një videomesazh, kryeministri izraelit tha se ishte në krah të Shteteve të Bashkuara në këtë marrëveshje, që e quajti mposhtje të Iranit. Iranianëve u bëri thirrje për të rrëzuar regjimin e Ajatollahëve.

“Ky është shansi juaj për të vendosur një Iran të ri dhe të lirë. Merrni fatin në duart tuaja”, tha Netanyahu.

Netanjahu la të kuptohet se nuk e pranon përfshirjen e Libanit në marrëveshjen me Iranin.

“Kam këmbëngulur që armëpushimi përkohshëm me Iranin të mos përfshijë Hezbollahun dhe ne do vazhdojmë të sulmojmë fuqishëm”, tha Netanyahu.

Ndërkaq, në këtë resort turistik në Alpet e Zvicrës, të premten është parashikuar të mbahet dialogu i përfaqësuesve amerikanë dhe iranianë me ndërmjetësimin e Pakistanit dhe Katarit, por axhenda nuk është bërë publike.

/tvklan.al