Rreziku i goditjes me raketa nga Irani detyroi stafin e sigurisë së Donald Trumpit të përdorte një rreng për të shmangur rrezikun për jetën e tij, gjatë fluturimit të kthimit në SHBA nga Turqia më 8 korrik pas pjesëmarrjes në samitin e NATO-s në Ankara.
Para kamerave, Trump u ngjit në shkallët e avionit presidencial Air Force One, por ajo që nuk u pa ishte se, nga krahu tjetër i mjetit, ai zbriti fshehurazi përmes platformës së një kamioni katering që përdoret për furnizimin me ushqime dhe u transportua drejt një avioni ushtarak më të vogël, siç duket edhe në këtë filmim.
Pjesëtarët e bordit të avionit presidencial nuk e morën vesh që Trump nuk ishte aty.
Zyrtarët amerikanë thanë se kishin informacione të besueshme për një kërcënim nga Irani, që mund ta kryente një sulm të tillë ndoshta si hakmarrje për vrasjen e Ajatollahut Ali Khamenei më 28 shkurt, që i hapi rrugën konfliktit ushtarak.
Trump u shfaq në Londër duke zbritur nga Air Force One dhe kaloi në avionin tjetër, Boingun modern të dhuruar nga Katari për të fluturuar drejt Uashingtonit, fluturim gjatë të cilit foli edhe për gazetarët.
/tvklan.al












Botërori 2026 