Nisi me një shtrëngim duarsh takimi i dytë historik mes Donald Trump-it dhe Kim Jong-Unit. Presidenti amerikan dhe udhëheqësi komunist koreanoverior biseduan në kryeqytetin e Vietnamit për ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe pas takimit të 12 Qershorit të vitit të kaluar.

“Samiti i parë ishte një sukses i madh. Shpresoj që edhe ky të jetë po aq ose më shumë i suksesshëm se i pari”.

Donald Trump i shpjegoi Kim Jong-unit se çfarë begatie e pret vendin e izoluar komunist nëse heq dorë nga programi bërthamor.

“Mendoj se vendi juaj ka një potencial ekonomik të pamasë, të pakufijshëm. Vendi juaj do të ketë një të ardhme të begatë, jeni një udhëheqës madhështor. Ne do t’ju ndihmojmë për këtë”.

Pasi shkëmbyen vështrime depërtuese dhe shtrënguan sërish duart, liderët u shtruan në një drekë ku të pranishëm ishin sekretari Pompeo dhe kryeministri vietnamez. Trump synon të bindë Kim Jong-Unin në denuklearizimin e plotë në këmbim të investimeve të huaja, që siç tha shefi i Shtëpisë së Bardhë do ta bërë Korenë e Veriut, po aq të begatë sa Vietnami.

Por Kim Jong-Un është kundër denuklearizimit të menjëhershëm dhe kërkon së pari nga amerikanët të heqin sanksionet, si shenjë e vullnetit për bashkëpunim.

Tv Klan