Një agjendë mjaft intensive e pret këtë të martë Presidentin amerikan Donald Trump, i cili do të presë në Shtëpinë e Bardhë udhëheqësit e dy vendeve të përfshira në konflikte me ndikim të lartë ndërkombëtar, Volodymyr Zelensky-n dhe Benjamin Netanyahu-n.

Në takimin e parë me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, në fokus do të jetë kërkesa e Kievit për vazhdimësinë e mbështetjes ushtarake dhe diplomatike nga Uashingtoni për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Trump po ndjek një qasje të re më mbështetëse ndaj Kievit pasi përpjekjet për paqe me Moskën me nismën e tij duken të dështuara.

Presidenti amerikan do të takohet më pas edhe me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në vizitën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë që nga nisja e luftës me Iranin.

Kjo do të jetë hera e tetë që Netanyahu viziton Uashingtonin që prej nisjes së mandatit të dytë të Trump, ku përveç uljes së tensioneve mes tyre, dy udhëheqësit pritet të diskutojnë strategjinë ndaj Teheranit, marrëveshjen me Libanin dhe rindërtimin e Gazës.

Netanjahu do të marrë pjesë edhe në varrimin e senatorit republikan Lidsey Graham.

/tvklan.al