Tuba Büyüküstün, e njohur për publikun shqiptar nga serialet turke në Tv Klan, është zgjedhur kryetare e jurisë ndërkombëtare të edicionit të gjashtë të Festivalit të Filmit të Shkurtër në Marakesh, që zhvillohet nga 25 deri më 30 shtator 2026.

Aktorja turke ndodhet për herë të parë në Marakesh, qytet në Marok dhe është shprehur se e kishte pritur prej vitesh këtë vizitë. Në festival, ajo do të drejtojë jurinë që do të vlerësojë 17 filma në garën ndërkombëtare.

Përveç rolit si kryetare jurie, Büyüküstün do të jetë pjesë edhe e programit artistik të festivalit, ku do të mbajë një fjalim.

Aktorja vijon të jetë aktive në projekte të reja. Së fundmi ajo është rikthyer edhe në kinema me filmin “Soy”, një thriller horror ku luan krah Barış Arduç dhe Farah Zeynep Abdullah. Filmi pritet të shfaqet në kinematë turke më 9 tetor.

Kështu, Tuba Büyüküstün po përjeton një periudhë të rëndësishme në karrierën e saj, këtë herë jo vetëm përpara kamerave, por edhe në një rol ku është ajo që vlerëson dhe përzgjedh punën e artistëve të tjerë.

/tvklan.al