Nik Xhelilaj ishte i ftuari i autores Luana Vjollca në mbrëmjen e sotme në spektaklin e saj të argëtimit “Zemër Luana” në Televizionin Klan.
I vendosur në një sfidë përballë kolegut dhe njëkohësisht kapitenit të skuadrës së tij, të “Luanëve të verdhë” Olsi Bylykut, Niku çfarë nuk zbuloi.
Në një sfidë paraburgimi, lidhur me filmin ku dyshja luan në role kryesore “Policë për kokë”, ata u vendosën në pyetësor “hetimi” nga “policët” e “Zemër Luana” Bes Kallaku si një polic “engjëll në pyetje” dhe Eglein Laknori, i cili këtë herë erdhi si një police “djallushe në pyetje”.
Një nga pyetjet picante të “polices djallushe”,Egit, ishte për Nikun dhe pyetja ishte: “Cila është aktorja më seksi në Turqi që do doje një skenë seksi?”
Xhelilaj nuk hezitoi të përgjigjej dhe emri që ai tha, u duartrokit shumë nga publiku në skenë, pasi është një aktore mjaft e pëlqyer për të gjithë shqiptarët.
Ai tha se aktorja më seksi turke sipas tij është Tuba Büyüküstün, e njohur shumë nga shqiptarët si “Elif” në serialin “Diamante dhe Dashuri”, serial i cili është transmetuar vite më parë në Televizionin Klan. Më pas shtoi se ai e “ka patur shansin” të luajë një skenë të nxehtë seksi me Tuba-n./tvklan.al
/tvklan.al












Botërori 2026 
