Kombësitë e turistëve janë nga më të ndryshmet në këto ditë të nxehta korriku, që e bëjnë sheshin “Skënderbej” të jetë plot me grupe të shumta që në orët e para të mëngjesit.
Edhe grupmoshat që vizitojnë vendin tonë janë nga më të ndryshmet.
Ata shprehen se historia, natyra dhe plazhet e bukura janë vetëm disa nga arsyet që e kanë përzgjedhur Shqipërinë si destinacionin e tyre për këtë verë.
“Jam nga Italia dhe është hera ime e parë në Shqipëri dhe në Tiranë. Do të qëndrojmë këtu 1 javë”, tha një turist.
“Nuk e njohim shumë Shqipërinë dhe na intereson historia. Gjithashtu për ne italianët vendi juaj është shumë i lirë dhe ka një det të mrekullueshëm. Disa studentë shqiptarë ma kanë sugjeruar Shqipërinë”, tha një turiste tjetër.
“Jam nga Gana. Tirana është e bukur, njerëzit janë miqësorë. Mua më pëlqen shumë Ksamili, është shumë i bukur. Unë jua rekomandoj të gjithëve që vijnë këtu pasi Ksamili është i bukur e duhet ta shohin”, tha një turiste nga Gana.
“Jam nga Argjentina. Është hera ime e parë këtu. Kemi ardhur për turizëm pasi këtu është shumë bukur”, tha një turiste gjermane.
“Po bëjmë plazh në Durrës dhe do qëndrojmë aty 1 javë”, u shpreh një turist polak.
“Jemi nga Franca për herë të parë këtu”, tha një turiste franceze.
Nuk mungojnë turistët e huaj që pasi e kanë vizituar Shqipërinë një herë para disa vitesh, janë rikthyer sërish këtë verë për të shijuar plazhet dhe bukuritë e vendit.
“Vij për herë të dytë në Shqipëri pasi isha edhe 2 vite më parë. Erdha sërish pasi këtu njerëzit janë shumë mikpritës. Më pëlqen Saranda dhe plazhi i saj i mrekullueshëm”, u shpreh turisti polak.
“Nuk është hera ime e parë këtu. Kam qenë thuajse në çdo cep të Shqipërisë dhe mund të them padiskutim është shumë e bukur. Gjëja e parë që erdha sërish janë njerëzit tepër miqësorë dhe kjo më bën të ndihem si në shtëpinë time Izrael. Për arsye të kesaj mikpritje dhe ngrohtësia, brenda pak vitesh mendoj se do vijnë 10 milionë turistë izraelitë këtu”, tha turisti izraelit.
Sipas tur-operatorëve dhe agjencive turistike muajt korrik dhe gusht regjistrojnë flukset më të shumta të vizitorëve të huaj nga vende të ndryshme dhe pritshmëritë për një sezon të suksesshëm janë tepër të larta edhe këtë vit.
/tvklan.al












Botërori 2026 